Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kancelari gjerman: Njohja e Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut

nga Kaltrina Berila4 maj 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konference për media tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Duke iu referuar marrëveshjes së pritur midis Kosovës dhe Serbisë, Scholz tha se dokumenti do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës.
“Ne me gjithë dëshirë japim mbështetjen tonë në këtë drejtim, ne nuk jemi arbitra, ne nuk gjykojmë se kush ka të drejtë, por jemi ata që ofrojmë mundësinë për të pasur lidership, që liderët të ushtrojnë lidershpin, vullneti është shumë i madh për të bërë përparime”, tha ai
Kurti po ashtu tha se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të dialogut me Serbinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →