Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kancelari gjerman tha se “Nord Stream 2” s’mund të vazhdojë përpara

nga Kaltrina Berila22 shkurt 2022

Certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2 nuk mund të vazhdojë duke pasur parasysh veprimet e fundit të Rusisë, kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz.
Gazsjellësi midis Rusisë dhe Gjermanisë përfundoi shtatorin e kaluar, por ende nuk është në funksion, transmeton rtv21.tv.
“Nord Stream 2” është projekt i përfunduar në partneritet mes kompanisë ruse Gazprom që ka në pronësi 51 për qind të aksioneve dhe disa kompanive gjermane, holandeze e franceze.
Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të gazsjellësit “Nord Stream 2” nga Rusia në Gjermani.
Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →