Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kancelari gjerman tha se ofensiva e Putinit ka ngecur

nga Egzona Mehmeti23 mars 2022

Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të rënda të qyteteve dhe qytezave, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u tha ai politikanëve në Gjermani dhe shtoi se udhëheqësi rus “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

Lufta, tha Scholz, nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, “por edhe të ardhmen e Rusisë”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

 “Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse.”, u shpreh ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →