Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kancelarja gjermane uron Albin Kurtin

nga Kaltrina Berila8 shkurt 2020

Merkel e fton Kurtin për vizitë në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për marrjen e detyrës.

Merkel ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për vizitë në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane.

Kancelarja e Gjermanis ka thënë se  Kosovën e presin detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogu për normalizimin me Serbinë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi edhe nga kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës së re në krye të Qeverisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →