Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Kanceri i qafës së mitrës është mjaft i shpeshtë te moshat e reja”

nga Egzona Mehmeti26 janar 2022

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundje malinje, e cila e prekë qafën e mitrës. Kështu tha sot në RTV21 obstetre-gjinekologia, Meritë Demiri-Demolli.
Ajo u shpreh se ky kancer është mjaft i shpeshtë te moshat e reja.

Demiri-Demolli në “Për Ditë të Mbarë” tha se në Kosovë nuk ka vaksinë kundër kësaj sëmundjeje dhe për ata persona që duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, duhet t’i sigurojnë vaksinat individualisht, shkruan rtv21.tv
Gjinekologia shtoi se vaksinimi mund të bëhet në Kosovë, vetëm duhet të sigurohet vaksina. Ajo shtoi se vaksina është vështirë të sigurohet.

Demiri-Demolli shtoi se ndonjëherë kujdesi i tepruar nuk është i shëndetshëm për femrat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →