Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kandidati i AKR-së kërkon rinumërim të votave në të gjithë vendin

nga Kaltrina Berila7 mars 2021

Jetlir Zyberaj, kandidat i Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm.

Zyberaj ka thënë se ka informacione për vjedhje të organizuar të votave për çka do t’i drejtohet edhe prokurorisë.

“Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor. Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, procesi i votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit është degraduar dhe organet kompetente duhet të hetojnë këto pretendime.

“Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë”, ka theksuar ai.

Ai ka postuar në “Facebook” fotografi për të cilat pretendon se janë dëshmi të vjedhjes së votave.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →