Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kandidati i ID-së prezanton programin për Deçanin

nga Gentrita Xhemajli30 shtator 2025
Kandidati i ID-së prezanton programin për Deçanin

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i Inciativës Demokracia për kryetar të Komunës së Deçanit, Shkumbim Demaliaj  ka shpalosur programin e tij garues për zgjedhjet lokale.

Fokusi kryesor tek shtyllat e para të planprogramit për këtë komunë, Demaliaj tha se është tek demokracia dhe transparenca.

“Jemi fokusuar tek demokracia dhe transparenca, pjesëmarrja e qytetarëve si kryetar i komunës në të ardhmen dedikimin e buxhetit komunal në projektet e zgjedhura nga qytetarët do t’ja mundësojë të gjitha vendbanimet që ata të përcaktojnë për 10% buxhetin nga ana ime që e kam të drejtën time me ligj si kryetar të komunës.
Platformë dixhitale zyrtare për ankesa, propozime dhe ide zhvillimi. Shtylla e tretë është ekonomia dhe punësimi, subvencione për bujqësi dhe mbështetje bizneseve vendore, themelim i qendrave për startupe dhe biznese të vogla. Promovimi i turizmit malor, kulturor dhe i trashëgimisë lokale. Diaspora si partner strategjik dhe zhvillim
“, tha ai. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →