Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kanosi dy persona, arrestohet 51 vjeçari kosovar

nga Egzona Mehmeti8 dhjetor 2021

Policia ka informuar se sot ka arrestuar një 51 vjeçar kosovar, i cili më 31 tetor i kishte kanosur dy persona në Gërlicë të Ferizajt.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.10.2021 kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt ishte një rast i kanosjes. Ndërsa sot, me datën 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M ( M/K) 31 vjeçar dhe K.M ( M/K) 22 vjeçar.”, ka informuar policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →