🇽🇰 Kosova
Kanosi me thikë dy të mitur, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
nga Kaltrina Berila10 nëntor 2024
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur me thikë dy të mitur.
Sipas Policisë së Kosovës, idyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE- Prishtinë 09.11.2024-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./21Media











