Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kaos në Kuvendin e Serbisë – Bërnabiq thirri urgjentisht sigurimin

nga Kaltrina Berila25 nëntor 2024
Kaos në Kuvendin e Serbisë – Bërnabiq thirri urgjentisht sigurimin

Në Kuvendin e Serbisë ka pasur një konfrontim fizik mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës, pasi që deputetët e opozitës fillimisht kanë ngritur pankarta pas miratimit të rendit të ditës, e më pas kanë tentuar të pengojnë fizikisht fillimin e debatit kur anëtarët e Qeverisë hynë në sallë.

Fillimisht ka pasur një shtytje, e më pas një konfrontim fizik mes Bojan Torbicës nga Lëvizja Socialiste dhe kryetarit të SSP-së, Dragan Dilas.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë dhe kanë tentuar të qetësojnë deputetët.

Më pas Brnabiq u largua nga karrigia dhe u bëri thirrje deputetëve të kthehen në vendet e tyre./21Media

pic.twitter.com/7862vWYrd5

— Ime Prezime (@Lozinkaje47169b) November 25, 2024

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →