Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kaos nga moti i keq në Gjermani dhe Austri

nga Venera Grabanica8 janar 2019

Gjendje alarmante në këto dy shtete

Rritet alarmi nga ora në orë për orteqe të mundshme në Austri dhe Gjermani për shkak të moti i keq, që nuk po tregon as shenja përmirësimi.

Në orët e pasdites së djeshme, pistat austriake të skive në Hochkar u evakuan pas alarmit të dhënë për orteqe të mundshme.

“Një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Hochkarit”, tha kryebashkiaku i lokalitetit për gazetën austriake ”Noen”.

“Problem nuk është lartësia e dëborës, por koha e shkurtër në të cilën ka arritur lartësinë në një metër”, tha një zyrtar i së njëjtës komunë.

Problemet me qarkullimin e trenave vazhdojnë ende në Bavari. Provinca e Miesbachut ka shpallur gjendjen e emergjencës.

“Vigjilenca ndaj motit të keq në zonën e Alpeve është e lartë, situata e dëborës në Alpe do të bëhet edhe më dramatike në ditët në vijim, ku pritet të shtohet edhe një metër tjetër’’, theksoi zëdhënësi i shërbimit meteorologjik gjerman.

Nga të dyja shtetet njoftohet edhe për rrugë të shumta të bllokuara nga dëbora e kthyer në akull.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →