Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapen cigare pa banderola dhe duhan i papërpunuar

nga RTV2115 qershor 2017

Rastet kanë ndodhur në Ferizaj dhe Vushtrri

Njësitë e Doganës së Kosovës sot gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola.

Njësitë e doganës menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola, por gjatë kontrollit të një automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit.

Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre.

Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara në Ferizaj, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar: ·870 kg duhan fletë, 280 kg duhan i grirë,  2 makina për bluarjen e duhanit dhe 1 pistoletë.

Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmanguar të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40 mijë euro.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →