14 persona janë shoqëruar sot në stacion Policor, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz në një lokal në lagjen “Shirokë” të Suharekës.
“Më datë 04.03.2022, në orës 01:55, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në lagjen ‘Shirokë’ të Suharekës, disa persona janë duke luajtur bixhoz. Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit është hasur pronari i lokalit me 13 persona që kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë si dhe zhetonë të cilët përdoren për ketë lojë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.
Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Suharekë janë shoqëruar:
B .A., i datëlindjes 1977 m/sh/k
E. B., i datëlindjes 1995 m/sh/k
A.. G ., i datëlindjes 2002 m/sh/k
E.A., i datëlindjes 1979 m/sh/k
E. F., i datëlindjes 1989 m/sh/k
R. A., i datëlindjes 1968 m/sh/k
G. Ll., i datëlindjes 1984 m/sh/k
E .V., i datëlindjes 1990 m/sh/k
A..N., i datëlindjes 1993 m/sh/k
A. Th., i datëlindjes 1997 m/sh/k
F. P., i datëlindjes 1990 m/sh/k
G. Z., i datëlindjes 1985 m/sh/k
A. B., i datëlindjes 1971 m/sh/k
R. A., i datëlindjes 1984 m/sh/k
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se pas intervistimit të personave të dyshuar, personat janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar./21Media








