Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapet me kanabis 35-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare në Muriqan

nga Gentrita Xhemajli16 dhjetor 2024
Kapet me kanabis 35-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare në Muriqan

Një 35-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Muriqan, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kanabisi.

“Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare, vihet në pranga një 35-vjeçar nga Kosova. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →