Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapet me substanca narkotike, arrestohet 20 vjeçari

nga B.K4 tetor 2022

Është arrestuar sot në Viti një 20 vjeçar i dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor në trafik ka ndalur me veturën e tij personin e dyshuar Shqiptar Kosovar H.G. (2002). Gjatë kontrollit tek i ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuan në peshë prej 1.37 g. Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →