Një veturë që ishtevjedhur në vitin 2019 në Itali, është gjetur dje gjatë kontrollit dhe verifikimit në pikën kufitare në Vërmicë.
Vetura drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.
“Raportohet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës qe e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në bazë të sistemit ka rezultuar se vetura është raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2019”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media











