🇽🇰 Kosova
Kaq burra dhe gra u infektuan në 24 orët e fundit me Covid-19
nga Venera Grabanica16 janar 2022
Në 24 orët e fundit nga nga 6 mijë e 553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 771 raste të reja 420 janë gra kurse, 351 burra.
Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 364 raste të reja, në Mitrovicë 95, Pejë 68, në Gjakovë 37 raste, Fushë Kosova ka regjistruar 28 raste të reja.
Suhareka ka regjistruar 19 raste të reja, Prizreni 17 ndërsa Podujeva 16.

Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 2 mijë e 994 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse me dozën përforcuese janë vaksinuar 32.414 persona, ndërsa me dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 2.165 persona..
Gjithsej raste aktive në vend janë 4 mijë e 489./21Media










