Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kaq gjoba u shqiptuan brenda një viti për shkelësit e masave anticovid-19

nga Venera Grabanica22 dhjetor 2021

Po bëhen dy vite prej që Kosova ashtu si vendet e tjera të botës vazhdimisht po merr masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Policia e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka shprehur gatishmërinë  për realizimin e detyrave konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.
Për portalin rtv21.tv Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 28 gushti i vitit të kaluar e  deri më 19 dhjetor të këtij viti janë shqiptuar 303,023 gjoba.
Nga data 28.08.2020 deri 19.12.2021 jane shqiptuar 303023 fletëparaqitje ( tiketa) ne baze te ligjit anti-COVID 19”, njofton Policia.
Policia e Kosovës poashtu përveç angazhimeve operacionale në terren,  është angazhuar edhe në parandalim me fushata dhe publikime vetëdijësuese.
Referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar  planifikimeve operacionale,  Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ndërmerr sipas vendimit të Qeverisë, në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit të paraparë”, thuhet në përgjigjen e Polcisë.
Dënimet për gjobat sillen nga 2000 euro deri në 35 euro. Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro.
Dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës i gjeni në këtë link./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →