Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kaq kap vlerën fustani i Madonna-s që do të dalë në ankand

nga Miranda Beqaj21 shkurt 2022

Fustani rozë i stilit, Marilyn Monroe i veshur nga ylli i popit Madonna në videoklipin e saj “Material Girl” të vitit 1984 do të vendoset në një ankand të kujtimeve muzikore në Kaliforni.

Fustani i Madonna-s, me material sateni rozë me pjesën e sipërm, doreza opere saten dhe byzylykë me diamant të rremë, vlerësohet të arrijë nga 100,000 deri në 200,000 dollarë kur të dalë në ankandë.

”Është një nga pjesët më historike dhe ikonike të Madonna-s… shumë pak artikuj që janë kaq ikonë të saj janë në domenin publi” tha Darren Julien, themeluesi dhe CEO i Julien’s Auctions.

Fustani u bë fillimisht për një film televiziv të vitit 1980 për Monroe, por u mor me qira nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin “Material Girl” të Madonna-s. Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”.

Një komplet i rrallë daulle nga grupi i parë i John Lennon dhe Paul McCartney, The Quarrymen, është gjithashtu duke u hedhur në treg, me vlerësime nga Julien’s Auctions midis 400,000 dhe 600,000 dollarë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →