Kasapolli: Kurti duhet t’i nënshtrohet dikujt për ta mbajtur pushtetin
(Lajm i përditësuar)
Kasapolli: Kurti duhet t’i nënshtrohet dikujt për ta mbajtur pushtetin
Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kryeministri Albin Kurti do të përballet me një moment kur do t’i duhet të nënshtrohet dikujt për të mbajtur pushtetin.
”Po vim në atë pozitë kur Kurti duhet t’i nënshtrohet dikujt për ta mbajtur pushtetin. Ajo se çka ndodhi sot me LDK-në nesër do të ndodh me PDK-në, pasneserë me AAK-në dhe Nisma nuk do të jetë e mjaftueshme pikërisht për shkak të mos stabilitetit të votave të pakicave jo shqiptare dhe në këtë aspekt që mos të shkojmë në zgjedhje është opozita por a do që opozita ta marrë këtë barrë për një afat të shkurt kohor unë dyshoj se jo”, tha Kasapolli
Kasapolli: Abdixhiku sot në mënyrë të qartë i tha jo VV-së
Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar deklarimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut lidhur me letrën e Kurtit për takim.
Ai tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në mënyrë të qartë i tha jo VV-së.
”Abdixhiku sot në mënyrë të qartë i tha jo VV-së por unë besoj që prap e ka lënë të hapur opcionin e opozitës”, tha Kasapolli.
Ai tutje ka shtuar se Abdixhiku ka lënë ”shteg të hapur për kompromise”.









