Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kasapolli: Kurti nuk lëshon pe për postin e kryeministrit

nga Venera Grabanica25 shkurt 2025
Kasapolli: Kurti nuk lëshon pe për postin e kryeministrit

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Kurti nuk lëshon pe për postin e kryeministrit

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se vendi ka nevojë për një qeveri stabile.

Kasapolli shprehu dyshime në lidhje me gatishmërinë e Albin Kurtit për të lëshuar pe dhe dhënë mundësinë që dikush tjetër të marrë postin e kryeministrit.

”Ne jemi në një pozicion që kemi nevojë për një qeveri stabile, por me çfarë kosto duke e njohur karakterin e Kurtit nuk besoj që ai do të lëshoj pe në kuptim të dhënies së kryministrtit dikujt tjetër”, tha Kasapolli.


Kasapolli: Çmimi i energjisë elektrike është rritur 199% gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke theksuar se ky çmim është rritur për 199% gjatë kësaj periudhe.

”Në vitin 2022 rryma është rritur 100% në vitin 2023 15% kurse, në vitin 2025 pretendohet të rritet dikur 30 deri në 35% që i bie që gjatë mandatit të Qeverisë Kurti rryma është rritur 199%”, tha Kasapolli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →