Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kastrati: U preka shumë se Kurti nuk e përmendi si sukses raketën e Kokajt

nga E.Bullaku3 gusht 2021

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se është prekur se në raportin e 100 ditor të Qeverisë Kurti nuk është futur edhe “raketa e deputetit Jahja Koka”.
“ U preka shumë se si Kurti dje nuk e përmendi si sukses në 100 ditët e para këtë raketën e Jahja Kokajt”, ka thënë deputeti, duke drejtuar gishtin nga bluza e tij në të cilën ishte e shtypur një figurë rakete.
“100 ditëshi i parë duket sikur 100 ditëshi i fundit i çdo qeverie. Janë të lodhur. Qeveria është futur në autopilot dhe po ecë vet”, ka shtuar Kastrati.
Para disa ditëve, deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti planifikon që të nis një reketë në hapësirë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →