Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kastrioti mposht Trepçën në hendboll

nga Gentrita Xhemajli1 dhjetor 2025
Kastrioti mposht Trepçën në hendboll

Skuadra e Kastriotit e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të hënën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 35:24.
Felippe Teixeira me tetë gola, Festim Mustafa me shtatë dhe Gentrit Brahimi me gjashtë u shquan me efikasitet te ferizajasit.

Te mysafirët nga Mitrovica, Amar Mujka i shënoi tetë gola, kurse Matheus Henrique i kishte gjashtë.

Kastrioti tani sërish udhëheq i vetëm në tabelë. I ka 20 pikë nga 11 ndeshje. Dy pikë më pak ka Rahoveci në vendin e dytë.

Ndërkaq, Trepça është e pesta me tetë pikë.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →