✨ Showbiz
Kate Middleton dhe Princi William ndajnë momentin romantik për ditën e Shën Valentinit
nga B G14 shkurt 2025
Sot më 14 shkurt, Princi dhe Princesha e Uellsit e festuan Shën Valentinin duke publikuar një foto të veçantë në rrjetet sociale, në një moment romantik dashurie .
Fotoja ishte shoqëruar me një emoji zemre të kuqe. Ky imazh nuk është i panjohur për ndjekësit pasi ishte shpërndarë fillimisht nga çifti mbretëror në shtator të vitit 2024, si pjesë e një videoje emocionale ku ata njoftuan se Kate, 43 vjeç, kishte përfunduar trajtimin e saj me kimoterapi pas diagnozës së kancerit më herët atë vit.
Fotoja e bukur tregon çiftin që mban duar dhe William, 42 vjeç, e puth Kate-n në faqe, ndërsa ajo qesh. Postimi ka mbledhur në pak minuta mijëra pëlqime dhe komplimente.
View this post on InstagramA post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)










