Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kate Middleton shfaqet në publik

nga B G26 gusht 2024
Kate Middleton shfaqet në publik

Princesha Kate bëri paraqitjen e saj të parë publike në më shumë se një muaj, ndërsa doli me familjen e saj për shërbimin e së dielës në Kishën Crathie, në Aberdeenshire, Skoci .

Ajo u shfaq e ulur në sediljen e pasagjerit pranë Wills, i cili dukej i buzëqeshur pas timonit të Range Rover Defender.

Kate veshi një veshje ngjyrë kafe të çelur të shoqëruar me një kapele me pupla fazani, ndërsa William zgjodhi një kostum të sofistikuar marine.

Çifti u shfaq i qetë teksa u bashkuan me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për shërbimin.

Uellezët u shfaqën për herë të fundit së bashku në një video në fillim të këtij muaji për të festuar ekipin e GB-së përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike 2024.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →