Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre me lëndime më të rënda, në një aksident që ka ndodhur sonte rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës, më saktësisht te dogana. Personat e lënduar janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe po hetohen shkaqet e aksidentit./21Media










