Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër persona sulmojnë pronarin e kafiterisë me armë e shufra

nga Kaltrina Berila21 maj 2021

Katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurtra dhe me shufra metalike, kanë hyrë në një lokal në Mitrovicë, ku kanë sulmuar pronarin e kafiterisë dhe dy kamarierë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 19:48 siç raporton policia.

Si pasojë e sulmit, tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi ngjarjes dhe për momentin janë të paidentifikuar.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →