Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër persona të lënduar në vendin e punës

nga Venera Grabanica19 maj 2023
Katër persona të lënduar në vendin e punës

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin e punës, në katër raste të ndara, janë lënduar katër persona, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në Ferizaj, dje është lënduar një femër e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar. Po në Ferizaj, në vendin e punës është lënduar edhe një mashkull kosovar, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar.

Një person është lënduar edhe në fshatin Krushev të Dragashit, si dhe një tjetër në fshatin Piran të Prizrenit, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Policia po heton rastet./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →