Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Katër qytetarë dhe dy policë të lënduar në protestë

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2019

Dy policët kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz.

Ndërkohë që protesta vazhdon, deri tani raportohet se janë lënduar 6 persona, 4 qytetarë dhe 2 efektivë policie.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz. Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →