Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

nga E.Bullaku30 nëntor 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë rreth orës 09:30. Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale-familjare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shtetas i Maqedonisë. I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Më pas rreth orës 13:30, një nënë nga Gjakova ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë është raportuar në Podujevë rreth orës 15:10. Është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së pronës, ka kanosur vëllain e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Ferizaj, rreth orës 21:00, është arrestuar i dyshuari  pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →