Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të arrestuar pas rrahjes në Pejë

nga Gentrita Xhemajli13 mars 2025
Katër të arrestuar pas rrahjes në Pejë

Katër persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ndodhi të mërkurën mbrëma në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se rreth orës 23:00, forcat e rendit u njoftuan për një rrahje dhe menjëherë ndërhynë në vendin e ngjarjes.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti ka nisur kur tre persona sulmuan një të dyshuar të katërt dhe viktimën.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë), duke therur dy nga sulmuesit dhe duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të dyshuarit dhe viktima u hasën nga policia në vendngjarje, ndërsa u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →