🇽🇰 Kosova
Katër të arrestuar për grabitjen e 8 mijë eurove në Fushë Kosovë
nga Kaltrina Berila16 gusht 2025
Të premten në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët akuzohen për grabitje.
Sipas raportit të policisë, ata kanë përdorur sprej ndaj një viktime mashkull kosovar dhe i kanë grabitur çantën e krahut që përmbante 8,000 euro.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.08.2025 – 01:03. Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke i hedhur sprej viktimës mashkull kosovar, i kanë grabitur çantën e krahut me 8.000 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.











