Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të mitur arrestohen pasi vodhën ari në një shtëpi

nga Kaltrina Berila18 prill 2025
Katër të mitur arrestohen pasi vodhën ari në një shtëpi

Katër persona janë arrestuar të premten si të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se të arrestuarit, të moshës së mitur, dyshohet se më 3 prill në rrugën “Çamëria” në Mitrovicë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit.

“Arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës se mitur, është bërë duke u bazuar në dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara nga teknikët e kriminalistikës se me datën 03.04.2025, në rrugën ‘Çamëria’ në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në të cilën personat e dyshuar kishin hyrë me forcë dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit. Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit të rastit të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e provave materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →