RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

nga B.K22 shkurt 2023
Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Në këtë aksident sipas Policisë janë përfshirë tri automjete me targa vendore.

Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të emergjencave, po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →