Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të vdekur në Prishtinë, Policia nis hetime

nga Kaltrina Berila21 qershor 2024
Katër të vdekur në Prishtinë, Policia nis hetime

Policia ka nisur hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që ndodhën dje në rajonin e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur dje në rajonin e Prishtinës.

Në të katër rastet, viktimat janë burra. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →