Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Katër viktima dhe 556 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

nga B.K23 nëntor 2021


Katër viktima dhe 556 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 220 raste të reja, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.
Janë 7 mijë e 847 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç.
Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186 mijë e 267 që nga fillimi i epidemisë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →