Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

nga RTV219 dhjetor 2018

Me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës

Sot bëhen katër vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij. Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditën është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-ës, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →