Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau e konfirmojnë lidhjen për herë të parë

nga Gentrita Xhemajli26 tetor 2025
Katy Perry dhe Justin Trudeau e konfirmojnë lidhjen për herë të parë

Këngëtarja Katy Perry e bëri zyrtare lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeaua ndërsa ata morën pjesë në një shfaqje kabareje në “Crazy Horse Paris” për të shënuar ditëlindjen e saj të 41-të më 25 tetor.

Në fotot e publikuara nga TMZ, Katy, e cila mbante veshur një fustan të kuq me dekolte të thellë, doli nga teatri duke i kapur duart me politikanin 53-vjeçar, i cili kishte veshur një xhaketë të zezë me një bluzë të thjeshtë.

Thashethemet se çifti ishte në lidhje dolën për herë të parë në korrik, pasi Katy, e cila kohët e fundit i kishte dhënë fund fejesës së saj me Orlando Bloom, iu bashkua Justinit për darkë në një restorant në Montreal.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →