Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

KB Bashkimi përjashtohet nga Liga Ballkanike

nga Kaltrina Berila22 mars 2023
KB Bashkimi përjashtohet nga Liga Ballkanike

Përmes një komunikate zyrtare, Liga Ballkanike BIBL ka bërë të ditur se KB Bashkimi është skuadra e tretë që nuk ka përmbushur obligimet ndaj Delasport Balkan League këtë sezon, dhe nuk do të merr pjesë në pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

KB Bashkimi fillimisht u regjistrua për ndeshjet e këtij sezoni në Ligën Ballkanike, por që më pas vendosi që të mos udhëtojë për të luajtur ndeshjet e mbetura, raporton KosovaPress.

KB Bashkimi ka zhvilluar shtatë ndeshje nga 12 sosh gjatë sezonit 2022/23 në BIBL.

Më poshtë e gjeni deklaratën e drejtorit sportiv të BIBL, Shay Shtriks.

“Më 15 mars dhe 16 mars, një email zyrtarë nga KB Bashkimi u dërgua në Ligën Ballkanike, në të cilin thuhej ‘është e pamundur për ne që të udhëtojmë dhe të luajmë ndeshjet e parapara’.

Drejtuesit e KB Bashkimit morën vendimin për të mos udhëtuar për ndeshjet e Ligës Ballkanike pasi që klubi u regjistrua zyrtarisht në sezonin 2022/23 të BIBL dhe luajti shtatë nga 12 ndeshjet e këtij sezoni.

Si një organizatë ndërkombëtare e basketbollit që ofron lojëra gjatë gjithë sezonit – tetor 2022 deri në prill 2023 nuk mund të shohim asnjë mundësi që klubi KB Bashkimi të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë dhe të luajë vetëm ndeshjet që KB Bashkimi do t’i ketë në Prizren”, shkruante në deklaratën e Shtriks.

KB Bashkimi diskualifikohet nga sezoni 2022/23 i BIBL.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →