Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

KB Trepça mposht KB Bashkimin dhe rikthen pozitën e parë në tabelë

nga Gentrita Xhemajli2 mars 2025
KB Trepça mposht KB Bashkimin dhe rikthen pozitën e parë në tabelë

KB Trepça ka shënuar fitore ndaj KB Bashkimit, me rezultat 93:88.

Trepça arriti që triumfojë në derbin kryesor të xhiros së 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë përfundoi me 15 pikë epërsi për ekipin mitrovicas, me rezultat 32:17.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Me këtë fitore KB Trepça rikthehet në pozitën e parë në tabelë, me 15 fitore e 7 humbje, aq sa ka edhe KB Bashkimi, por mitrovicasit kanë kosh diferencë më të mirë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →