Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kearns: Duhet aleancë e re e sigurisë për Kosovën

nga Venera Grabanica2 maj 2024
Kearns: Duhet aleancë e re e sigurisë për Kosovën

Në debatin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor që aktualisht është duke u mbajtur në Parlamentin britanik, deputetja britanike, Alicia Kearns, tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të mbahet paqja në Kosovë.

Ajo përmendi edhe një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të treguar urgjencën për rritjen e përkushtimit të aleatëve ndaj Kosovës.

“Qeveria tani të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar që KFOR-it t’i jepet mbështetja dhe detyrat që i nevojitet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në mbarë Kosovën. Ne duhet të krijojmë aleancën e re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO me Kosovën. Kjo do të ndihmonte në shqetësimet e sigurisë që ne shohim. Ne po ju japim një shembull se pse është e nevojshme. Dhjetorin e kaluar presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit Nagorno-Karabakh dhe të pres rrethanat e veçanta politike të lejojnë të rifitoj Kosovën. Kjo është një deklaratë e qëllimshme që nuk duhet të injorohet. Komente të tilla nga kreu i shtetit janë të papranueshme”.

Ajo përmendi edhe rastin e kidnapimit të Nikola Sanduloviqit dhe rrahjen e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →