Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Pas takimit me Kurtin, Kearns ka thënë se ia vlen të mbrohet Kosova e gjithashtu ka treguar se çfarë ka diskutuar me Kurtin.
“Ia vlen të mbrohet Kosova. Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër Qeveria ka njoftuar më herët se me deputeten Kearns, kryeministri Kurti ka diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe./21Media
Kosovo is worth protecting.
We must stand by our partners, & it was very productive to meet with Prime Minister @albinkurti this morning to discuss:
– How to de-escalate tensions
– Return of abducted Kosovar police
– Support to Kosovo Serb communities
– Belgrade backed Militia pic.twitter.com/xJvnNeAdyT— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 26, 2023











