Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kearns u bën thirrje Borrellit e Von der Leyenit t’i hiqen Kosovës masat ndëshkuese

nga Kaltrina Berila29 tetor 2023
Kearns u bën thirrje Borrellit e Von der Leyenit t’i hiqen Kosovës masat ndëshkuese

Deputetja britanike, Alicia Kearns u ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

Ajo ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën. Vuçiq tha se u ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se nuk do t’i zbatojë pikat “që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB”.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”./21Media

Once again Kosovo works with the Int’l community, despite a terror attack orchestrated by Belgrade.

Once again Vucic refuses.

Remove the sanctions on Kosovo, now @JosepBorrellF and @vonderleyen. https://t.co/njBcT5Fuqg

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 29, 2023

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →