Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEDS mobilizon 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

nga RTV2126 shkurt 2020

Pas stuhisë së erës

KEDS ka angazhuar mbi 250 punëtorë në terren të ndarë në dhjetëra ekipe, pas erërave të fuqishme që janë rikthyer në shumë pjesë të vendit.

Ata janë të pajisur me makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e prekura nga kushtet atmosferike.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar, por ta raportojnë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri te konsumatori i fundit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →