Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

nga Gentrita Xhemajli27 mars 2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në katër rajone të vendit do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J20 Pompat e Ujësjellsit (kodi: 13000009) nga ora 08:00 deri 15:00

Vendet: Pompat e Ujit Bërnicë.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorëve dhe kthinave te Pompat e Ujësjellësit Batllavë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do te ndërprehen:

NS 35/10kV KFOR-i (H02)  (kodi 500550) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: KFOR-i.

Arsyeja:- Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit të fuqisë 4 .

Ferizaj 

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gaçkes (kodi: 40042002) nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

NS 10/04kV TS Greme Xhemshiri (kodi: 40042002190) nga ora 09:00 deri 15:30

Vendet: Greme, një pjesë.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave.

Gjilan 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10  Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10 Koretini  (kodi: 62000017)  nga ora 10:30 deri 10:45 dhe nga ora 14:45 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Berivojcë (një pjesë), Bllatë (një pjesë), Crepanë, Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormnjan i Epërm dhe Topanicë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

NS 110/10  Kamenica

Nga  Dalja 10 Koretini  do të ndërprehet:

NS 10/0.4 TS  Xhamia e Medresesë (kodi: 62000017165) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Koretin.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, riparimi i ormanit të tensionit të ulët.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →