Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEK ngre padi ndaj Janina Ymerit

nga Gentrita Xhemajli19 janar 2026
KEK ngre padi ndaj Janina Ymerit

KEK sh.a, njofton se ka parashtruar padi ndaj Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në njoftimin për padinë, KEK thotë se “ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi, përfshirë raportimin në rrjetet sociale, si dhe çdo veprim ligjor për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë”.

Sipas KEK, “çdo përpjekje për të denigruar punonjësit ose përfaqësuesit e Korporatës, ose për t’i atribuar KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin, është e papranueshme dhe do të ndjeket deri në fund ligjërisht”.

Tutje, KEK sh.a., thotë se “nuk ekziston asnjë pengesë për qasjen në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, transparente dhe të qasshme për të gjithë përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës. Të dhënat e KEK sh.a. janë zyrtare, të verifikueshme dhe të krahasueshme me të dhënat publike të KOSTT-it”.

“KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, informimit të saktë dhe mbrojtjes së integritetit institucional”, përfundon njoftimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →