Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEK: Njësia B2 kthehet në Funksionim dhe në gjendje të qëndrueshme

nga Gentrita Xhemajli8 dhjetor 2024
KEK: Njësia B2 kthehet në Funksionim dhe në gjendje të qëndrueshme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas ndaljes dyditore të Njësisë B2, si dhe pas një pune të pandërprerë dhe me përkushtim të personelit të TCB-së, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj.

Tutje nga ky njoftim tregohet arsyjet e ndalimit të dyditore të Njësisë B2 në KEK.

” Njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile. Kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që njësia të funksionojë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. E rëndësishme është se KEK-u tashmë operon me dy njësi (A-3 dhe A-4) në termocentralin Kosova A, si dhe me dy njësi (B-1 dhe B-2) në termocentralin Kosova B”, thuhet në njoftim.

KEK-u, si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, vazhdon të jetë faktor kyç në stabilitetin e sektorit të energjisë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →