Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEK-u jep detaje për njësinë A3 që doli jashtë funksionit

nga Egzona Mehmeti28 gusht 2022

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK sot ka dhënë detaje për njësinë A3 që ka dalë jashtë funksionit.
Sipas njoftimit, ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për rikthimin e njësisë në operim në kohë optimale.
“Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim.”, ka informuar KEK.

Sot, më herët, KEDS ka njoftuar se është përkeqësuar situata e furnizimit me energji elektrike si pasojë e rënies së njësisë A3. Kështu që, përmes një komunikate për media është bërë e ditur se KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →