RTV21
BallinaFutboll
Futboll

KEK-u kalon në raundin e dytë

nga E.Bullaku11 tetor 2022

Skuadra kosovare, FC KEK-u ka arritur sot të kualifikohet për në raundin e dytë të Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Suad Brava” në Han të Elezit, skuadra e KEK-ut e ka mposhtur si mysafire FC Sharrin me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për elektricistët i kanë shënuar Almedin Klinaku (minuta e 55’) dhe Torvioll Stullqaku (minuta e 60’), kurse për Sharrin golashënuesi i vetëm ishte Ardit Maliqi (minuta e 39’).
Ndërkaq nesër do të zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera në kuadër të raundit të parë të Kupës së Kosovës.

LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër
LAJMI TJETËR →
LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër

Më të fundit

Të gjitha →