🇽🇰 Kosova
KEK-u thotë se gjatë dimrit prodhimi vendor do të jetë në nivel
nga Venera Grabanica15 nëntor 2023
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Përparim Kabashi, është zotuar se gjatë dimrit furnizimi me rrymë nga prodhimi vendor do të jetë në nivel, këtë Kabashi e tha gjatë një vizite të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
KEK-u ka thënë se në dy njësitë e termocentralit Kosova B janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, “të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë se operimit”.
Kabashi ka thënë se remontet dhe revizionet e rregullta vjetore janë realizuar me sukses edhe në njësitë A3 dhe A5 të termocentralit Kosova A, ndërsa në njësinë A4 është duke u realizuar remonti i rregullt vjetor “konform dinamikës së planifikuar dhe pritet të rikthehet në operim në fillim të muajit dhjetor”.











